
E ardhmja e Robert Levandovskit mund të jetë larg Barcelonës dhe arsyeja është bërë rënia e rendimentit të polakut gjatë gjysmës së dytë të sezonit që lamë pas.
13 gola në 15 ndeshjet e para dhe 10 gola në 23 ndeshjet e tjera të La Liga-s duket se nuk e kanë ngrohur klubin blaugrana.
As sezoni 2023-2024 nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, me sulmuesin dhe Barçën që nuk kanë shkuar dot më larg se një barazim pa gola kundër Getafes në ndeshjen e javës së parë të La Liga.
E gjitha kjo mund ta shtyjë klubin që të marrë në konsideratë shitjen e lojtarit, për të cilin duket se është caktuar një çmim prej 25 milionë eurosh. Një mundësi e artë për klubet arabe, që ndjekin me kujdes të gjithë yjet e futbollit europian.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në merkaton e verës klubi katalanas ka bërë një investim të madh për sulmuesin e së ardhmes.
Bëhet fjalë për Vitor Roke, talentin brazilian i blerë nga Athletiko Paranaense për 40 milionë euro, shumë që mund të dyfishohet nëse arrihen disa objektiva të caktuara. Megjithatë, i riu nuk do të jetë në “Camp Nou” para janarit dhe Robert Levandovski mund të përfitojë nga kjo periudhë për të përforcuar pozicionin e tij brenda skuadrës gjithnjë nëse qëndron.
Tani pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
Lini një Përgjigje