Talenti i ri Medin Memeti po spikat gjatë këtij sezoni me Melbërn Sitin në Australi, duke konfirmuar potencialin e tij në repartin ofensiv. Qendërsulmuesi 18-vjeçar ka arritur të shënojë katër gola, edhe pse ka pasur një minutazh të kufizuar në fushën e lojës.
Së fundmi, Memeti ka ndarë në rrjetet sociale një moment nga stërvitja me skuadrën, ku realizon një gol spektakolar nga jashtë zone. Goditja e fortë me këmbën e djathtë përfundoi në një kënd të pakapshëm për portierin, duke evidentuar aftësitë e tij teknike dhe instinktin para portës.
Pavarësisht se aktualisht është pjesë e përfaqësueses së Australisë për moshat U-20, Memeti mbetet një opsion edhe për Shqipërinë në të ardhmen. Për shkak të prejardhjes së tij, ai ka të drejtë të zgjedhë të përfaqësojë kuqezinjtë në arenën ndërkombëtare, nëse nuk aktivizohet në ndeshje zyrtare me kombëtaren A të Australisë.
Lini një Përgjigje