Presidenti i FIFA-sGianni Infantino e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026 për të pesëmbëdhjetin herë. Presidenti i FIFA-s e përsëriti këtë gjatë fjalimit të tij në Kongresin e FIFA-s, i cili u hap dje në Vancouver të Kanadasë.
"Fillimisht, dua të konfirmoj pa mëdyshje se Irani sigurisht që do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026. Dhe sigurisht, Irani do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha Infantino.
"Ne duhet t'i bashkojmë njerëzit, është përgjegjësia ime dhe e jona. Futbolli dhe FIFA bashkojnë botën. Duhet të jemi pozitivë, të buzëqeshur dhe të lumtur. Ka mjaft probleme në botë, mjaft njerëz që përpiqen të ndajnë. Nëse askush nuk përpiqet të bashkojë njerëzit, çfarë do të ndodhë me botën tonë? Ne e kemi këtë mundësi. Së bashku, jemi të pamposhtur".
Presidenti i FIFA-s u përpoq kështu të shpërndante çdo dyshim, edhe pse, në fillim të armiqësive, vetë qeveria iraniane kishte ngritur mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës.
Pak më pas, presidenti amerikan e përsëriti: "Epo, nëse Gianni e tha, është në rregull për mua", tha Trump, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me komentet e Infantinos, me të cilin udhëheqësi amerikan mban lidhje të ngushta. "Gianni është fantastik dhe nëse e ka thënë ai, mendoj se duhet t'i lëmë të luajnë."
Përjashtohen zyrtarët e Iranit - Ndërkohë, presidentit të Federatës Iraniane të Futbollit iu ndalua hyrja në Kanada për të marrë pjesë në Kongres. Mehdi Taj tha se u kthye mbrapsht në Aeroportin 'Pearson' të Torontos së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Hedayat Mombeni dhe zëvendësin e tij, Hamed Momeni, pavarësisht se kishin viza të vlefshme, duke denoncuar "sjelljen e papranueshme" nga zyrtarët e imigracionit.
Nga ana kanadeze, versioni është se delegatët iranianë u kthyen në Turqi për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, e cila është listuar si një organizatë terroriste që nga viti 2024.
Irani fillimisht nuk pranoi të luante në SHBA duke i zhvendosur ndeshjet në Meksikë për shkak të konfliktit të fundit në Lindjen e Mesme dhe bombardimeve nga SHBA dhe Izraeli.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada, teksa për herë të parë do marrin pjesë 48 ekipe në 12 grupe. Irani do të përballet në Grupin G me Zelandën e Re më 15 qershor, Belgjikën më 21 qershor dhe Egjiptin më 26 qershor.
Lini një Përgjigje