TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2026, 15:18

Pritej më shumë nga ai në Premier Ligë, Armando Broja përfundon në radarët e dy skuadrave të Serisë A

Shkruar nga Pamfleti
Pritej më shumë nga ai në Premier Ligë, Armando Broja
armando broja

E ardhmja e Armando Brojës pritet të jetë një nga temat më të diskutuara në merkaton e verës, ndërsa interesimi nga klubet e Serisë A vazhdon të mbetet i qendrueshëm.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kaluar një sezon të vështirë me Bërnlin në Premier Ligë. Në 23 ndeshje, ai ka arritur të shënojë vetëm një gol, i cili daton më 20 dhjetor, në barazimin 1-1 ndaj Bërnmuthit. Këto statistika reflektojnë një periudhë jo të lehtë për lojtarin në aspektin personal dhe sportiv.

Megjithatë, pavarësisht formës së kufizuar, Broja vijon të konsiderohet një profil me potencial në tregun e transferimeve. Mundësia e një largimi në formë huazimi gjatë verës mbetet e hapur.

Interes për shërbimet e tij kanë shfaqur më herët Parma dhe Udineze, dy klube që vazhdojnë ta kenë në listat e tyre. Një lëvizje e mundshme mund të favorizohet edhe nga ndryshimet në repartet sulmuese të këtyre skuadrave, nëse lojtarë si Mateo Pelegrino apo Keinan Devis largohen gjatë muajve në vijim.

sulmuesi shqiptar armando broja udineze parma

1 Komente

  1. T
    Tony

    Djali eshte ca pa fat e ca dembel por ai traineri i Burnley eshte nje qelbesire qe nuk e ka shokun. I trajtoi tere lojtaret si qener e perfundoi tani pa pune. Shihjani surratin e se si e pertyp chewing gum si qen i terbuar. Me mire per djalin do behet, te luaje me ekipet Italiane e do beje hajer.

    Lini një Përgjigje