Një raport i fundit i publikuar nga “CIES Football Observatory” ka nxitur debat në botën e futbollit, duke u fokusuar në sjelljen e lojtarëve gjatë fazës pa top në kampionatet kryesore europiane. Studimi merr në konsideratë vetëm futbollistët që kanë luajtur mbi 1000 minuta dhe vlerëson nivelin e lëvizjes së tyre kur skuadra nuk është në zotërim të topit.
Në krye të renditjes që ka befasuar opinionin sportiv qëndron Lionel Mesi. Sipas të dhënave, sulmuesi argjentinas rezulton lojtari që lëviz më pak në fazën mbrojtëse. Kjo statistikë lidhet si me stilin e tij të veçantë të lojës, ashtu edhe me menaxhimin fizik në një etapë të avancuar të karrierës.
Pas Mesit renditen Artem Zhuba dhe Kristiano Ronaldo, dy futbollistë me përvojë të gjatë në nivelet më të larta. Ekspertët theksojnë se për këta lojtarë kursimi i energjisë është një strategji e qëllimshme, me synim ruajtjen e freskisë për momentet vendimtare në sulm.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është përfshirja në këtë listë e lojtarëve që ndodhen në kulmin e karrierës. Në vendin e pestë renditet Kilian Mbape, ndërsa menjëherë pas tij shfaqet sulmuesi shqiptar Mirlind Daku.
Lini një Përgjigje