
Sivaspori i Rei Manajt, ndodhet në pozita tepër të vështira në elitën e futbollit turk, teksa mban vendin e 17 në renditje me 35 pikë në 34 javë, duke rrezikuar rënien nga kategoria.
Ndërkohë së fundmi mediat turke kanë raportuar për një vendim disi absurd në këto javë të fundit, teksa ylli i skuadrës, Rei Manaj, është lënë jashtë skuadrës.
Bëhet me dije se golashënuesi më i mirë i skuadrës së Sivasporit, u përjashtua nga ekipi me vendim të bordit të drejtorëve.
Trajneri i Sivasporit, Riza Çalimbai, e kishte kritikuar performancën e Manajt pas ndeshjes 0-0 ndaj Bodrum KF dhe ky fakt ka sjellë në këtë vendim drastik.
Manaj luajti 27 ndeshje për Sivasporin këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 5 asiste. Duelin e radhës ekipi bardhekuq do ta luajë në transfertë ndaj Samsunsporit të vendit të katërt ditën e diel.
Lini një Përgjigje