Sport18 Qershor 2024, 10:46

E pazakontë! Tifozin e Anglisë e zë gjumi gjatë ndeshjes me Serbinë, u zgjua në 4 të mëngjesit dhe gjeti stadiumin bosh

Shkruar nga Pamfleti

E pazakontë! Tifozin e Anglisë e zë gjumi gjatë ndeshjes me

Kombëtarja e Anglisë debutoi në EURO 2024 më 16 qershor kundër Serbisë dhe fitoi 1-0 me golin e Bellingham.

Ndoshta një tifoz anglez nga gëzimi i premierës fituese të skuadrës së tij e ka zënë gjumi në stadium dhe kur u zgjua e gjeti bosh! E si mund të ndodhte ndryshe, pasi u zgjua në 4 të mëngjesit!

Megjithatë, ai nuk e ka humbur ta publikojë këtë moment. Ai ka publikuar një video ku shihet ai vetë dhe stadiumi “Veltins Arena” i cili është i gjithi bosh.