Sport29 Nëntor 2023, 22:33

“Edhe nëse nuk do dalë gjallë ia kam falur Shqiptarisë”, Ballist Morina tregon si reaguan familjarët kur ngriti dronin në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

“Edhe nëse nuk do dalë gjallë ia kam falur

Tifozi i zjarrtë i Kombëtares, Ballist Morina, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin "Ftesë në 5", ku tregoi se çfarë i tha nëna e tij pasi ngriti flamurin e "Shqipërisë së Madhe", në mes të Beogradit. Morina tha se mamaja e tij u shqetësua shumë për të, nëse do të dilte i gjallë nga Serbia, ndërsa babai ishte më i qetë.

"Atë natë që ka ndodhur rasti, pasi kam kaluar kufirin e Serbisë kam lajmëruar në shtëpi. Shqetësimi ishte se si do dilja. E dinin që do shkoja në Beograd si tifoz. Djemtë e xhaxhait më kanë ndihmuar të krijoj flamurin dhe ata ishin në dijeni. Në momentin që ka dalë flamuri janë hedhur nga emocionet, dhe e kanë kuptuar që jam pas kësaj ngjarje", tha Morina.

"Plaku, që iu preftë shpirti në paqe, kishte thënë: "Edhe nëse s'do dali gjallë ia kam fal Shqiptarisë".  Nëna nuk është shumë e interesuar nga aspekti kombëtar dhe i intereson më shumë djali i saj. Plaku është i interesuar nga pjesa tjetër, jo që nuk më do, se kam pas një marrëdhënie me të. Gjëja e parë që më ka thënë nëna është konflikti që ka pas me burrin e vet, me babain tim", tregon Ballist Morina.

ballist morina tifozi i zjarrtë i kombëtares