Sport29 Nëntor 2023, 22:08

“Ndihet mungesa e Kumbullës”, Murinjo para ndeshjes së Ligës së Europës: Më ka lënë pa opsione, kemi pak alternativa në prapavijë

Shkruar nga Pamfleti

“Ndihet mungesa e Kumbullës”, Murinjo para ndeshjes së

Roma sfidon këtë të enjte Serveten, në kuadër të raundit të pestë  në grupet e Ligës së Eiuropës. Në konferencën para ndeshjes, trajneri i italianëve, Murinjo ka folur për lojtarët e veçantë, e specifikisht për Marash Kumbullën, që vijon të jetë i dëmtuar.

Do të mendojmë vetëm për të fituar ndeshjen, ndoshta do të na duhet edhe golavarazhi për të marrë kreun e grupit. Por, këtë do ta bëjmë në ndeshjen e fundit nëse është nevoja. Ndaj, Servetes duhet të fitojmë fillimisht.

Në të kaluarën kam pasur eksperienca të këqija nga lojtarë të cilët i kam aktivizuar dhe nuk më kanë dhënë përgjigjet e duhura. Pres një mesazh të fortë nga ata që kanë luajtur pak këtë sezon. Kemi pak vështirësi në prapavijë, mungon Kumbulla dhe kam pak opsione, të mos harrojmë edhe Abraham që mbetet jashtë. Kam bërë një grumbullim me lojtarët dhe i kam bërë të ditur se sa ndeshje e rëndësishme është”, tha Murinjo.

zhoze murinjo trajneri i romës marash kumbulla