TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2025, 16:24

Edon Zhegrova “lë me gisht në gojë” Juven dhe i jep fund dilemave, sulmuesi shqiptar zgjedh skuadrën e re

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova “lë me gisht në gojë” Juven dhe i jep

E ardhmja e Edon Zhegrovës po bëhet gjithnjë e më e qartë. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili së fundmi ka marrë pasaportën shqiptare, është shumë pranë një marrëveshjeje me francezët e Olimpikut të Marsejës.

Media franceze “FootMercato” citon burime të sigurta ku raporton se numri 23 i Lilës dhe drejtuesit e Marsejës kanë arritur një marrëveshje të plotë personale. Edon Zhegrova, i cili është nën kontratë me Lilën deri në qershor të vitit 2026, ka zgjedhur t’i bashkohet ekipit francez, duke refuzuar interesimin e Juventusit.

Tani, gjithçka varet nga marrëveshja mes Marsejës dhe Lilës për transferimin e futbollistit, që operacioni të përmbyllet zyrtarisht në ditët në vijim.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar olimpik marsejë

Lini një Përgjigje