TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2025, 15:49

Tefik Osmani emërohet Drejtor në Departamentin e Skautizmit, i besohet roli i rëndësishëm brenda FSHF-së

Shkruar nga Pamfleti

Tefik Osmani emërohet Drejtor në Departamentin e Skautizmit, i besohet

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar Tefik Osmanin si drejtor të Departamentit të Skautizmit. Një detyrë e rëndësishme, që më parë mbahej nga Ardi Behari. Ky i fundit do të mbetet në FSHF, pikërisht në Departamentin e Edukimit.

Osmani ka tashmë detyrën e rëndësishme, që të identifikojë dhe të ndjekë talentet brenda dhe jashtë vendit. Synim mbetet përfshirja e tyre te kuqezinjtë.

Njoftimi i FSHF-së:

“Tefik Osmani është emëruar Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në Federatës Shqiptare të Futbollit.

Osmani gëzon një karrierë të gjatë dhe të rëndësishme si futbollist, duke qenë pjesë e klubeve të njohura si Skënderbeu, Tomori, Partizani, Elbasani, Tirana, Teuta, Vllaznia, si dhe Metalurg Zaporizhya në Ukrainë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Osmani ka ushtruar me sukses detyrën e drejtorit sportiv te klubet Tirana dhe Vllaznia. Në rolin e tij të ri në FSHF, ai do të angazhohet në procesin e identifikimit dhe ndjekjes së talenteve shqiptare, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, me qëllim përfshirjen e tyre në ekipet kombëtare të moshave dhe ato përfaqësuese.

Ky rol është mbajtur më parë me profesionalizëm dhe kompetencë të lartë nga Ardi Behari, i cili do të vijojë karrierën e tij në Departamentin e Edukimit në FSHF, ku do të merret me organizimin e kurseve për trajnerët dhe zhvillimin e programeve edukative. Drejtoria Teknike e FSHF-së shpreh vlerësimin e saj për punën e palodhur të bërë nga Behari në Departamentin e Skautizmit dhe për kontributin e çmuar gjatë kësaj periudhe”.

tefik osmani federata shqiptare e futbollit departamenti i skautizmit

Lini një Përgjigje