
Elbasan Rashani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Kermon luajti në shtëpi përballë Reims. Sfida e vlefshme për javën e 31 të Ligue 1 franceze, përfundoi me rezultatin 4-1.
Sulmuesi shqiptar ishte autor i dy golave për të tijtë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë fitore. Rashani shënoi në minutën e e 79 dhe 90, duke realizuar kështu një dopietë.
30-vjeçari që luan me përfaqësuesen e Kosovës shkon kështu në kuotën e 4 golave. Gjithashtu, Rashani numëron edhe 1 asistim.
Lini një Përgjigje