
Enis Bardhi, mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet për Maqedoninë e Veriut, ka gjetur rrjetën në fitoren 4-2 të skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Gaziantepit në javën e 34 të Superligës së Turqisë.
28-vjeçari barazoi rezultatin përkohësisht në 2-2, duke shënuar gol në minutën e 65. Ndërkohë 3 golat e tjerë në fitoren e Trabzonsporit i shënoi Paul Onuaçu.
Kujtojmë se për Enis Bardhin ky ishte goli i gjashtë që shënon për Trabzonsporin në këtë sezon në Superligën e Turqisë. Gjithashtu shqiptari ka regjistruar edhe 4 asiste.
Pas kësaj fitore, Bardhi me Trabzonsporin renditen në vendin e tretë në renditje me 58 pikë të grumbulluara.
Şu ikiiiiiii
— Özgür2️⃣0️⃣1️⃣1️⃣???? (@ozgur_2011) April 28, 2024
Enis Bardhi⚽️ https://t.co/xXvXNuxN3B pic.twitter.com/UPqjzxEnXq
Lini një Përgjigje