Sport28 Prill 2024, 20:03

Nga një gol për secilën pjesë,Mançester Siti bind ndaj Notingem Forest dhe nuk i ndahet Arsenalit

Shkruar nga Pamfleti

Nga një gol për secilën pjesë,Mançester Siti bind

Pas suksesit të Arsenalit që i vuri nën presion, Mançester Siti bind në transfertën e Notingem Forest, në takimin e vlefshëm për javën e 35 të Premier Ligës. 

Skuadra e Pep Guardiolës diktoi ritmin e kësaj sfide, ndërsa ia doli që të zhbllokonte rezultatin në minutën e 32, me De Brojne që dhuroi asist dhe Gvardiol që gjeti rrugën drejt rrjetës. 

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 71, kur Haland realizoi golin e dytë për Sitin, ndërsa edhe në këtë rast asisti u dhurua nga Kevin De Brojne. 

Në fund takimi u mbyll me dy gola, me Notingem Forest që qëndron në vend të 17 ose thënë ndryshe pranë zonës së rrezikut me 26 pikë, teksa Mançester Siti pozicionohet në vendin e dytë me 79 pikë, një më pak se Arsenali i kreut, por me ekipin e Guardiolës që ka një ndeshje më pak. 
 

mançester siti notingem forest premier liga