TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2024, 19:45

Elbasani bën goditjen e madhe në merkato, transferon ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani bën goditjen e madhe në merkato, transferon ish-mesfushorin e

Kristi Qose është lojtari më i ri i Elbasanit. Mesfushori, i cili ka luajtur 3 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ka vendosur që të nisë një aventurë të re me klubin verdheblu.

29-vjeçari ka rënë dakord me drejtuesit e Elbasanit për të bashkëpunuar, me futbollistin që tashmë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Roberto Bordin. Tek Elbasani e shohin si përforcimin ideal në repartin e mesfushës, duke blinduar kështu ekipin për sezonin e ardhshëm në elitë.

Elbasani bën goditjen e madhe në merkato, transferon ish-mesfushorin e

Për Qosen kjo është hera e parë që luan në Shqipëri, pasi më parë, mesfushori ka qenë pjesë e ekipeve si Iraklis, PAOK, Apollon, Panserraikos, Michalovce, Ruzomberok, Karvina, Viktoria Plzen dhe Kosice.

Qose ka luajtur 3 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, teksa e fundit ka qenë si titullar në ndeshjen në “Air Albania” ndaj Francës në vitin 2019.

 

kristi qose ish-mesfushori i kombëtares shqiptare elbasani

Lini një Përgjigje