
Çelsi triumfoi 3-0 ndaj PSG në finalen e Kupës së Botës për Klube, në një ndeshje spektakolare për Blutë e Londrës.
Heroi absolut i finales ishte Kol Palmer, i cili me dy gola në minutat 22 dhe 30 elektrizoi ndeshjen dhe i dha Bluve të Londrës një epërsi të hershme që nuk e lëshoi më. Ai u shndërrua jo vetëm në finalizues, por edhe në krijues, duke asistuar për golin e tretë të realizuar nga Zhoao Pedro në minutën e 43. Një pjesë e parë perfekte, që e detyroi PSG-në të dorëzohej pa mundur të reagonte as në pjesën e dytë.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta të yjeve parizienë, Çelsi menaxhoi me mençuri lojën në fraksionin e dytë, duke ruajtur rezultatin dhe duke mos i dhënë asnjë hapësirë një rivali që u duk i shpërbërë dhe emocionalisht i thyer.
Pas sfidës, nuk munguan momentet e veçanta. Siç shihet në video, lojtari i Çelsit, Tirik Xhorxh hezitoi t’i japë dorën presidentit të SHBA, Trump, gjatë kohës kur po shpërndaheshin medaljet.
Natyrisht, pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjet, me videon që është përhapur kudo.
Trump’s face when Tyrique George snubbed him of a handshake ???? pic.twitter.com/mnzpLXXFKQ
— Wu Tang is for the Children (@WUTangKids) July 13, 2025
Kjo fitore nuk është thjesht një trofe për vitrinën e Çelsit, është një rikthim në majat e futbollit botëror dhe një shpallje e qartë e ambicieve të reja. Me këtë sukses, Çelsi rrëmben titullin e klubit më të mirë në botë për vitin 2025, duke mposhtur bindshëm kampionët e Champions League dhe duke lënë pas çdo dyshim mbi forcën dhe projektin e tyre të ri sportiv.
Lini një Përgjigje