TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2025, 15:13

Zyrtare/ Tirana zgjedh trajnerin e ri në “shtëpi”, bardheblutë i besojnë stolin 39-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Tirana zgjedh trajnerin e ri në “shtëpi”,

Tirana ka emëruar ditën e sotme trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 39-vjeçari nuk ka qenë kurrë trajner më parë, kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në një stol ekipi.

Zyrtare/ Tirana zgjedh trajnerin e ri në “shtëpi”,

Njoftimi i Tiranës në Facebook:

“Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.

Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.

“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë të re dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu”.

Mile nuk është emër i panjohur për bardheblutë. Më parë ka drejtuar akademinë e Tiranës ku edhe ka qenë trajner. Bardheblutë kanë prezantuar disa lojtarë deri tani ku i fundit ishte Etien Tare.

vangjel mile tirana

Lini një Përgjigje