
Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares realizoi golin e parë në La Liga me Espanjolin të shtunën, në ndeshjen ndaj Majorkës. Kumbulla, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se e kishte ëndërruar këtë moment.
“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do ta mbaj me vete përgjithmonë”, – tha ai.
Lo soñé así: primer gol con estos colores ante nuestro público. Una emoción que llevaré conmigo para siempre. ????
— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) October 5, 2024
Tres puntos más, ¡vamos Pericos! ????⚪️???? pic.twitter.com/W4RHhzSySg
24-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje në këtë edicion. Ai ka luajtur më parë për Veronën, Sasuolon dhe Romën.
Lini një Përgjigje