TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2026, 18:34

Emocionet e shortit të Champions League, përballjet e mundshme dhe rruga drejt finales së madhe të Budapestit

Shkruar nga Pamfleti

Emocionet e shortit të Champions League, përballjet e mundshme dhe

Vëmendja e futbollit evropian është përqendruar te shorti i UEFA Champions League, i cili do të hidhet të premten në orën 12:00. Ceremonia do të përcaktojë përballjet e fazës së eliminimit direkt, si dhe rrugëtimin e mundshëm të skuadrave deri në finale.

Tetë ekipe siguruan kualifikimin direkt: Arsenali, Bajerni i Mynihut, Liverpuli, Totenhemi, Barcelona, Çelsi, Sportingu dhe Mançester Siti.

Ndërkohë, tetë skuadra të tjera siguruan biletën përmes fazës “play-off”: Atalanta, Paris Saint-Germain (PSG), Gallatasaraji, Real Madrid, Njukasëll, Atletiko Madrid, Bajer Leverkusen dhe Bodo/Glimt.

Shorti konsiderohet vendimtar, pasi jo vetëm do të përcaktojë përballjet e raundit të 1/16-ave, por edhe krahun e skuadrave në skemën e turneut. Kjo do të thotë se ekipet do të mund të mësojnë paraprakisht kundërshtarët e mundshëm në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Sipas rregullores, dy skuadra nga i njëjti vend, ose ekipe që janë përballur më herët gjatë fazës së ligës, mund të ndeshen sërish në këtë fazë të garës.

Ndeshjet e para të raundit të 1/16-ave do të zhvillohen më 10 ose 11 mars, ndërsa takimet e kthimit janë planifikuar për 17 dhe 18 mars.

Shorti pritet të sqarojë jo vetëm përballjet e menjëhershme, por edhe panoramën e plotë të garës në fazën më vendimtare të sezonit evropian.

Përballjet e mundshme:

PSG vs Barcelona ose Çelsi

Gallatasaraji vs Liverpul ose Totenhem

Real Madrid vs Sporting Lisbon ose Mançester Siti

Atalanta vs Arsenal ose Bajern Mynih

Njukasëll vs Çelsi ose Barcelona

Atletiko Madrid vs Totenhem ose Liverpu

Bodo/Glimt vs Mançester Siti ose Sporting

Leverkusen vs Bajern ose Arsenal

Emocionet e shortit të Champions League, përballjet e mundshme dhe

çelsi barcelona real madrid bajern mynih champions league

Lini një Përgjigje