TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2024, 18:37

Ernest Muçi gol me “aromë” fitoreje në Ligën e Europës, sulmuesi kuqezi ‘shou’ në mes të Stambollit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi gol me “aromë” fitoreje në Ligën e

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Beshiktash po luan në shtëpi përballë Malmo. Sfida e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Europës është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht Muçi ai që shënoi golin për të tijtë, pas një aksioni perfekt të ekipit të Beshiktashit. Nga një kënd jo dhe aq i lehtë, shqiptari lëshoi një goditje potente duke kaluar në avantazh gjigandin turk.

Forma e Muçit nuk është një lajm i mirë vetëm për Beshiktashin. Sulmuesi shqiptar pritet që të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren në ndeshjet e nëntorit përballë Çekisë dhe Ukrainës.

ernest muçi sulmuesi shqiptar liga e europës

Lini një Përgjigje