Talenti kuq e zi, Ernest Muçi ka firmosur ditën e sotme kontratën që do ta mbajë për 3 vite e gjysmë me Beshiktashin e Turqisë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi turk në faqen e tij në rrjetin social “X” ku ka publikuar një video 1 minutëshe me disa nga momentet më pikante të Muçit gjatë kohës që luante me Tiranën dhe Legian e Varshavës.
Burimet bëjnë të ditur se klubi turk i ka paguar polakëve 10 milionë euro për kartonin e Muçit, ndërkohë që futbollisti do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon. Transferimi u bë me ndërmjetësimin e menaxherit Shkumbin Qormemeti.
Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia e Varshavës kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020-2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.
Ernest Muçi shkëlqeu tek Tirana për tre sezone, paraqitje që ranë në sytë e Legias. Me fanellën e kësaj skuadre, ai në 114 takime të luajtura në të gjitha kompeticionet ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 10 asist.
Në Turqi, tek një prej 3 ekipeve më të emër të këtij vendi, Muçi do të gjejë shumë lojtarë shqiptarë , ku spikasin më së shumti Cikalleshi me Koniaspor dhe Rei Manaj me Sivaspor.
Beşiktaş’a hoş geldin Ernest Muci! ???? pic.twitter.com/sVVoqznjON
— Beşiktaş JK (@Besiktas) February 9, 2024
Lini një Përgjigje