TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2024, 10:02

Euro 2024, Federata angleze shpenzon 500 mijë € për të sjellë partneret e lojtarëve me avion privat

Shkruar nga Pamfleti
Euro 2024, Federata angleze shpenzon 500 mijë € për të
Futbollistët e Anglisë

Profesori Përparim Kabo ka komentuar lajmin se Federata angleze shpenzon 500 mijë € për të sjellë partneret e lojtarëve me avion privat.

Kabo tha në Top Arena se aq para për një federatë si ajo e Anglisë nuk janë asgjë dhe atje futbollisti duhet të motivohet dhe të ketë pranë njeriun e dashuri.

“Për federatën eangleze 500 mijë euro  nuk janë asgjë. Ata nuk janë makina, e kanë punë, me atë mbajnë familjen, rrisin fëmijët, i edukojmë.

Nga hëna në të hënë stërviten, të luash futbvoll do të thotë te jesh një gladiator i vërtëtë, të gjitha organet dhe muskujt janë në funskion. Në fund të fundit, çdo njeri kur punon, duhet të ketë afër njeriun e dashur”-u shpreh profesori Kabo.

Ju rikjtojmë se Angli - Zvicër është çerekfinalja e parë e konfirmuar e Euro 2024.

Në "Schalke Arena" anglezët mundën me përmbysje 2-1 Sllovakinë, me duelin që shkoi me shtesë dhe u luajtën 120 minuta. "Tre Luanët" e Southgate gjejnë në çerekfinale Zvicrën, duel që do luhet në Dusseldorf më 6 korrik në orën 18:00.

euro 2024 federata angleze

Lini një Përgjigje