Sport17 Maj 2024, 13:34

Euro 2024/ Publikohet lista, 6 shqiptarë do të përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës

Shkruar nga Pamfleti

Euro 2024/ Publikohet lista, 6 shqiptarë do të

Publikohet lista paraprake e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës në Euro 2024.

Helvetët janë pjesë e grupit A bashkë me vendasit e Gjermanisë, Hungarinë dhe Skocinë.

Pjesë e skuadrës së drejtuar nga Murat Yakin janë edhe 6 futbollistë me origjinë shqiptare: Granit Xhaka (Bayer Leverkusen), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire), Ardon Jashari (Luzern), Andi Zeqiri (Genk), Uran Bislimi (Lugano) dhe Albian Hajdari (Lugano).

Lista zyrtare do të shpallet javën e parë të muajit qershor (7). Zvicra ka programuar dy takime miqësore përpara fillimit të kompeticionit europian që do të zhvillohet në tokën gjermane (14 qershor-14 korrik).

Euro 2024/ Publikohet lista, 6 shqiptarë do të