TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2025, 18:44

“Kush shënon gola vendimtarë e meriton një vend”, gazetari i njohur italian zgjedh Ramadanin në formacionin ideal

Shkruar nga Pamfleti

“Kush shënon gola vendimtarë e meriton një vend”,

Ylber Ramadani ka lënë shenjën e tij si protagonist në javën e parafundit të Serisë A, pasi me një gol të shkëlqyer i dhuroi suksesin 1-0 Leçes ndaj Torinos. Një sukses që mban ekipin në garën për mbijetesën në Serinë A, si dhe kthen në qendër të vëmendjes përsëri mesfushorin i cili kishte humbur vendin e titullarit.

Pas kësaj ndeshjeje, nuk kanë munguar edhe lëvdatat për Ramadanin, mes të cilave ajo e trajnerit Marko Xhampaolo, por edhe gazetarit të njohur italian, Fabio Karesa. Ky i fundit, duke zgjedhur formacionin më të mirë të javës, ka vendosur në mesfushë pikërisht Ramadanin.

Vendos Ramdanin pasi në një moment vendimtar të kampionatit, kush shënon gola vendimtarë për objektiva thelbësorë siç është mbijetesa, e meriton këtë vend. Ai e ka pasur gjithmonë gjuajtjen nga distanca. Jo gjithmonë gjen portën, por kur e gjen… i mundësoi skuadrës së tij të fitonte këtë ndeshje”, argumentoi Karesa zgjedhjen e tij mbi Ramadanin.

ylber ramadani mesfushori shqiptar fabio karesa gazetari italian

Lini një Përgjigje