
Andrea Tedesko ka njoftuar largimin nga Shqipëria U-17. “Panorama Sport” kishte njoftuar më parë, ndërsa vetë trajneri e ka bërë të ditur tashmë.
“Çfarë udhëtimi. Faleminderit Shqipëri. Po shoh përpara për eksperiencën e radhës”, shkruan Tedesko. Ky i fundit mori kritika të shumta për Europianin U-17, që regjistroi paraqitjen e parë historike të kuqezinjve.
Tedesko u emërua në gushtin e kaluar, ndërsa nën drejtimin e tij luajtën disa talente nga Seria A ndër të tjerë. Tashmë mbetet të mësohet pasuesi.
Lini një Përgjigje