TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2026, 18:41

FIFA “dënon” Shqipërinë pas zhgënjimit me Poloninë në “play off”, Kosova kap ‘rekordin’ pas paraqitjeve pozitive

Shkruar nga Pamfleti

FIFA “dënon” Shqipërinë pas zhgënjimit me

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur në mënyrën më negative periudhën e ndeshjeve të marsit, duke regjistruar dy humbje radhazi. Rezultatet kanë reflektuar menjëherë edhe në renditjen e FIFA-s, ku kuqezinjtë kanë pësuar rënie.

Në fillim, Shqipëria u mposht nga Polonia në ndeshjen “play-off” për Botërorin, duke humbur një mundësi të rëndësishme kualifikimi. Më pas, kuqezinjtë u mundën edhe nga Ukraina në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Valencia.

Këto rezultate kanë ndikuar drejtpërdrejt në klasifikimin ndërkombëtar. Sipas përditësimit të pritshëm të FIFA-s, Shqipëria ka zbritur nga vendi i 63-të në vendin e 65-të. Dy kombëtaret që kanë kaluar përpara saj janë Jordania dhe Bosnjë e Hercegovina. Kjo e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme me shtatë pozicione, e ndihmuar nga kualifikimi në Botëror.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesja e Kosovës ka vijuar trendin pozitiv në renditje. Pavarësisht se nuk arriti të sigurojë një vend në Botëror, fitorja ndaj Sllovakisë i ka mundësuar “Dardanëve” të ngjiten në vendin e 78-të, duke lënë pas Omanin dhe duke shënuar një rekord të ri në klasifikimin e FIFA-s.

shqipëria kosova renditja e fifa-s

1 Komente

  1. T
    Tony

    Na paska bere dem shume te madh FIFA!

    Lini një Përgjigje