TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2026, 16:05

Gjithçka për Botërorin 2026/ Kalendari i ndeshjeve, oraret dhe skema e re me 48 kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Gjithçka për Botërorin 2026/ Kalendari i ndeshjeve, oraret dhe

Me fillimin e numërimit mbrapsht drejt 11 qershorit 2026, shorti ka ndezur entuziazmin e tifozëve në mbarë botën, duke dhënë sinjalet e para për një spektakël futbolli që pritet të jetë ndër më të mëdhenjtë dhe më të paparashikueshmit në histori

Shorti i Kupës së Botës 2026 ka përcaktuar përbërjen e 12 grupeve, duke zyrtarizuar kështu rrugëtimin e 48 përfaqësueseve drejt trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ky edicion shënon një moment historik për kompeticionin, pasi për herë të parë numri i skuadrave pjesëmarrëse është zgjeruar ndjeshëm, duke rritur konkurrencën dhe interesin global.

Ceremonia e shortit solli përballje intriguese që në fazën e grupeve, ku disa prej kombëtareve favorite do të përballen me kundërshtarë të fortë dhe potencialisht surprizues. Ekipet e mëdha si Brazili, Franca, Argjentina dhe Gjermania kanë mësuar rivalët e tyre, ndërsa grupet premtojnë balancë dhe rivalitet të fortë sportiv.

Një element i veçantë i këtij Botërori është përfshirja e skuadrave që kanë ardhur nga faza “play-off”, duke kompletuar tablonë përfundimtare të pjesëmarrësve. Këto përfaqësuese sjellin histori të ndryshme dhe ambicie të mëdha, duke shtuar edhe më shumë paparashikueshmëri në këtë edicion të zgjeruar.

Nga ana tjetër, mungesa e disa emrave të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar ka tërhequr vëmendje, duke dëshmuar se gara për kualifikim është bërë gjithnjë e më e ashpër. Kjo pritet të reflektohet edhe në nivelin e lartë të konkurrencës gjatë turneut.

Me fillimin e numërimit mbrapsht drejt 11 qershorit 2026, shorti ka ndezur entuziazmin e tifozëve në mbarë botën, duke dhënë sinjalet e para për një spektakël futbolli që pritet të jetë ndër më të mëdhenjtë dhe më të paparashikueshmit në histori.

Formati i ri

Skuadrat janë ndarë në 12 grupe me nga 4 ekipe. Dy të parat e çdo grupi dhe 8 vendet e treta më të mira do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt (1/16 e finales).

Gjithçka për Botërorin 2026/ Kalendari i ndeshjeve, oraret dhe

Grupet e Botërorit 2026

Grupi A: Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia

Grupi B: Kanada, Bosnje-Hercegovinë, Katar, Zvicër

Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci

Grupi D: SHBA, Paraguaj, Australi, Turqi

Grupi E: Gjermani, Bregu i Fildishtë, Ekuador, Curaçao

Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi

Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re

Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai

Grupi I: Francë, Senegal, fituesi Playoff 2, Norvegji

Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani

Grupi K: Portugali, fituesi Playoff 1, Uzbekistan, Kolumbi

Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama

Faza e Grupeve:

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

E enjte, 11 qershor 2026

Grupi A: Meksikë – Afrikë e Jugut (ora 21:00) – Stadiumi Mexico City

E premte, 12 qershor 2026

Grupi A: Kore e Jugut – Republika Çeke (ora 04:00) – Stadiumi Guadalajara

Grupi B: Kanada – Bosnjë dhe Hercegovinë (ora 12:00) – Stadiumi Toronto

E shtunë, 13 qershor 2026

Grupi D: SHBA – Paraguaj (ora 03:00) – Stadiumi Los Angeles

Grupi D: Australi – Turqi (ora 06:00) – BC Place Vancouver

Grupi B: Katar – Zvicër (ora 21:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area

E diel, 14 qershor 2026

Grupi C: Brazil – Marok (ora 00:00) – Stadiumi New York New Jersey

Grupi C: Haiti – Skoci (ora 03:00) – Stadiumi Boston

Grupi E: Gjermani – Curaçao (ora 19:00) – Stadiumi Houston

Grupi E: Bregu i Fildishtë – Ekuador (ora 22:00) – Stadiumi Philadelphia

Grupi F: Holandë – Japoni (ora 22:00) – Stadiumi Dallas

E hënë, 15 qershor 2026

Grupi F: Suedi – Tunizi (ora 04:00) – Stadiumi Monterrey

Grupi H: Spanjë – Kepi i Gjelbër (ora 18:00) – Stadiumi Atlanta

Grupi G: Belgjikë – Egjipt (ora 21:00) – Stadiumi Seattle

E martë, 16 qershor 2026

Grupi H: Arabi Saudite – Uruguay (ora 00:00) – Stadiumi Miami

Grupi G: Iran – Zelandë e Re (ora 03:00) – Stadiumi Los Angeles

Grupi J: Austri – Jordani (ora 06:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area

Grupi I: Francë – Senegal (ora 21:00) – Stadiumi New York New Jersey

E mërkurë, 17 qershor 2026

Grupi I: Bolivi/Irak – Norvegji (ora 00:00) – Stadiumi Boston

Grupi J: Argjentinë – Algjeri (ora 03:00) – Stadiumi Kansas City

Grupi L: Angli – Kroaci (ora 22:00) – Stadiumi Dallas

Grupi K: Portugali – Rep. Dem. e Kongos/Xhamajkë (ora 19:00) – Stadiumi Houston

E enjte, 18 qershor 2026

Grupi L: Gana – Panama (ora 01:00) – Stadiumi Toronto

Grupi K: Uzbekistan – Kolumbi (ora 04:00) – Stadiumi Mexico City

Grupi A: Republika Çeke – Afrikë e Jugut (ora 18:00) – Stadiumi Atlanta

Grupi B: Zvicër – Bosnjë dhe Hercegovinë (ora 21:00) – Stadiumi Los Angeles

E premte, 19 qershor 2026

Grupi B: Kanada – Katar (ora 00:00) – BC Place Vancouver

Grupi A: Meksikë – Kore e Jugut (ora 03:00) – Stadiumi Guadalajara

Grupi D: Turqi – Paraguaj (ora 06:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area

Grupi D: SHBA – Australi (ora 21:00) – Stadiumi Seattle

E shtunë, 20 qershor 2026

Grupi C: Skoci – Marok (ora 00:00) – Stadiumi Boston

Grupi C: Brazil – Haiti (ora 03:00) – Stadiumi Philadelphia

Grupi E: Gjermani – Bregu i Fildishtë (ora 22:00) – Stadiumi Toronto

Grupi F: Holandë – Suedi (ora 19:00) – Stadiumi Houston

E diel, 21 qershor 2026

Grupi E: Ekuador – Curaçao (ora 02:00) – Stadiumi Kansas City

Grupi F: Tunizi – Japoni (ora 06:00) – Stadiumi Monterrey

Grupi H: Spanjë – Arabi Saudite (ora 18:00) – Stadiumi Atlanta

Grupi G: Belgjikë – Iran (ora 21:00) – Stadiumi Los Angeles

E hënë, 22 qershor 2026

Grupi H: Uruguay – Kepi i Gjelbër (ora 00:00) – Stadiumi Miami

Grupi G: Zelandë e Re – Egjipt (ora 03:00) – BC Place Vancouver

Grupi J: Argjentinë – Austri (ora 19:00) – Stadiumi Dallas

Grupi I: Francë – Bolivi/Irak (ora 23:00) – Stadiumi Philadelphia

E martë, 23 qershor 2026

Grupi I: Norvegji – Senegal (ora 02:00) – Stadiumi New York New Jersey

Grupi J: Jordani – Algjeri (ora 05:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area

Grupi L: Angli – Gana (ora 22:00) – Stadiumi Boston

Grupi K: Portugali – Uzbekistan (ora 19:00) – Stadiumi Houston

E mërkurë, 24 qershor 2026

Grupi L: Panama – Kroaci (ora 01:00) – Stadiumi Toronto

Grupi K: Kolumbi – Rep. Dem. e Kongos/Xhamajkë (ora 04:00) – Stadiumi Guadalajara

Grupi B: Zvicër – Kanada (ora 21:00) – BC Place Vancouver

Grupi B: Bosnjë dhe Hercegovinë – Katar (ora 21:00) – Stadiumi Seattle

E enjte, 25 qershor 2026

Grupi C: Marok – Haiti (ora 00:00) – Stadiumi Atlanta

Grupi C: Skoci – Brazil (ora 00:00) – Stadiumi Miami

Grupi A: Republika Çeke – Meksikë (ora 03:00) – Stadiumi Mexico City

Grupi A: Afrikë e Jugut – Kore e Jugut (ora 03:00) – Stadiumi Monterrey

Grupi E: Curaçao – Bregu i Fildishtë (ora 22:00) – Stadiumi Philadelphia

Grupi E: Ekuador – Gjermani (ora 22:00) – Stadiumi New York New Jersey

E premte, 26 qershor 2026

Grupi F: Japoni – Suedi (ora 01:00) – Stadiumi Dallas

Grupi F: Tunizi – Holandë (ora 01:00) – Stadiumi Kansas City

Grupi D: Turqi – SHBA (ora 04:00) – Stadiumi Los Angeles

Grupi D: Paraguaj – Australi (ora 04:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area

Grupi I: Norvegji – Francë (ora 21:00) – Stadiumi Boston

Grupi I: Senegal – Bolivi/Irak (ora 21:00) – Stadiumi Toronto

Grupi H: Kepi i Gjelbër – Arabi Saudite – Stadiumi Houston

Grupi H: Uruguay – Spanjë – Stadiumi Guadalajara

E shtunë, 27 qershor 2026

Grupi G: Egjipt – Iran (ora 05:00) – Stadiumi Seattle

Grupi G: Zelandë e Re – Belgjikë (ora 05:00) – BC Place Vancouver

Grupi L: Panama – Angli (ora 23:00) – Stadiumi New York New Jersey

Grupi L: Kroaci – Gana (ora 23:00) – Stadiumi Philadelphia

E diel, 28 qershor 2026

Grupi K: Kolumbi – Portugali (ora 01:30) – Stadiumi Miami

Grupi K: Rep. Dem. e Kongos/Xhamajkë – Uzbekistan (ora 01:30) – Stadiumi Atlanta

Grupi J: Algjeri – Austri (ora 04:00) – Stadiumi Kansas City

Grupi J: Jordani – Argjentinë (ora 04:00) – Stadiumi Dallas

Raundi i 32-ve (1/16 e finales):

28 qershor: E dyta e Grupit A – E dyta e Grupit B (ora 21:00) – Los Angeles (Ndeshja 73)

29 qershor: Fituesi i Grupit C – E dyta e Grupit F (ora 19:00) – Houston (Ndeshja 76)

29 qershor: Fituesi i Grupit E – Vendi i tretë A/B/C/D/F (ora 22:30) – Boston (Ndeshja 74)

30 qershor: Fituesi i Grupit F – E dyta e Grupit C (ora 03:00) – Monterrey (Ndeshja 75)

30 qershor: E dyta e Grupit A – E dyta e Grupit I (ora 19:00) – Dallas (Ndeshja 78)

30 qershor: Fituesi i Grupit I – Vendi i tretë C/D/F/G/H (ora 23:00) – New York (Ndeshja 77)

1 korrik: Fituesi i Grupit A – Vendi i tretë C/E/F/H/I (ora 03:00) – Mexico City (Ndeshja 79)

1 korrik: Fituesi i Grupit L – Vendi i tretë E/H/I/J/K (ora 18:00) – Atlanta (Ndeshja 80)

1 korrik: Fituesi i Grupit G – Vendi i tretë A/E/H/I/J (ora 22:00) – Seattle (Ndeshja 82)

2 korrik: Fituesi i Grupit D – Vendi i tretë B/E/F/I/J (ora 02:00) – San Francisco (Ndeshja 81)

2 korrik: Fituesi i Grupit H – E dyta e Grupit J (ora 21:00) – Los Angeles (Ndeshja 84)

3 korrik: E dyta e Grupit K – E dyta e Grupit L (ora 01:00) – Toronto (Ndeshja 83)

3 korrik: Fituesi i Grupit B – Vendi i tretë E/F/G/I/J (ora 05:00) – Vancouver (Ndeshja 85)

3 korrik: E dyta e Grupit D – E dyta e Grupit G (ora 20:00) – Dallas (Ndeshja 88)

4 korrik: Fituesi i Grupit K – Vendi i tretë D/E/I/J/L (ora 03:30) – Kansas City (Ndeshja 87)

4 korrik: Fituesi i Grupit J – E dyta e Grupit H (ora 00:00) – Miami (Ndeshja 86)

Rundi i 16-ve (1/8 e finales):

4 korrik: Fituesi i ndeshjes 73 – Fituesi i ndeshjes 75 (ora 19:00) – Houston (Ndeshja 90)

4 korrik: Fituesi i ndeshjes 74 – Fituesi i ndeshjes 77 (ora 23:00) – Philadelphia (Ndeshja 89)

5 korrik: Fituesi i ndeshjes 76 – Fituesi i ndeshjes 78 (ora 22:00) – New York (Ndeshja 91)

6 korrik: Fituesi i ndeshjes 79 – Fituesi i ndeshjes 80 (ora 02:00) – Mexico City (Ndeshja 92)

6 korrik: Fituesi i ndeshjes 83 – Fituesi i ndeshjes 84 (ora 21:00) – Dallas (Ndeshja 93)

7 korrik: Fituesi i ndeshjes 81 – Fituesi i ndeshjes 82 (ora 02:00) – Seattle (Ndeshja 94)

7 korrik: Fituesi i ndeshjes 86 – Fituesi i ndeshjes 88 (ora 18:00) – Atlanta (Ndeshja 95)

7 korrik: Fituesi i ndeshjes 85 – Fituesi i ndeshjes 87 (ora 22:00) – Vancouver (Ndeshja 96)

Çerekfinalet:

9 korrik: Fituesi 89 – Fituesi 90 (ora 22:00) – Boston (Ndeshja 97)

10 korrik: Fituesi 93 – Fituesi 94 (ora 21:00) – Los Angeles (Ndeshja 98)

11 korrik: Fituesi 91 – Fituesi 92 (ora 23:00) – Miami (Ndeshja 99)

12 korrik: Fituesi 95 – Fituesi 96 (ora 03:00) – Kansas City (Ndeshja 100)

Gjysmëfinalet:

14 korrik: Fituesi 97 – Fituesi 98 (ora 21:00) – Dallas (Ndeshja 101)

15 korrik: Fituesi 99 – Fituesi 100 (ora 21:00) – Atlanta (Ndeshja 102)

Finalet:

Finalja për vendin e 3-të: E shtunë, 18 korrik (ora 23:00) – Miami

Finalja e Madhe: E diel, 19 korrik (ora 21:00) – New York New Jersey Stadium

Faza e grupeve do të zgjasë deri më 28 qershor, ndërsa më pas fillon faza me eliminim direkt:

Botërori do të zhvillohet në 16 stadiume në tre shtetet organizatore.

kupa e botës grupet

Lini një Përgjigje