
Milani i vendit të katërt ka marrë humbjen e parë pas 3 fitoresh radhazi. Disfatë 2-1 në Firenze për kuqezinjtë, ndeshje e cila rezultoi aq e vështirë sa pritej.
Ekipi vjollcë insistoi në pjesën e parë dhe u tregua shumë e rrezikshme nga krahët, me Ikone apo Bonaventura.
Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e 49, kontakt Tomori-Ikone në zonë dhe arbitri akordoi penallti. 11- metërshi u shndërrua në gol nga Gonzalez. Goditjen përfundimtare ekipit të Piolit ia dha serbi Joviç në minutën e 85. Kjo fitore i dha tre pikët shumë të rëndësishme vendasve që ngjiten në vendin e 12 me 31 pikë.
Goli i Teo Hernandez në fundin e ndeshjes vlejti vetëm për statistikë.
Kuqezinjtë marrin një humbje të dhimbshme dhe rrezikojnë vendin e katërt nga Roma që është vetëm tre pikë larg dhe do të luajë nesër me Juventusin.