TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2025, 18:12

Fitorja e Totenhemit në Ligën e Europës bën tifozët e Interit të dridhen, ogur i keq për zikaltërit në prag të finales së Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja e Totenhemit në Ligën e Europës bën tifozët e

Futbolli shpeshherë është i lidhur me disa ngjarje ciklike, të cilat për tifozë të ndryshëm shërben si ogur i mirë, apo i keq për skuadrën të cilën mbështetin. Dhe fitorja e Totenhemit në Ligën e Europës këtë të mërkurë ndaj Mançester Junajtid me rezultatin minimal 1-0, do të interpretohet si një ogur i keq nga tifozët e Interit që besojnë në gjëra të tilla.

Rezulton se në çdo vit të mëparshëm që Totenhemi ka fituar Ligën e Europës (Kupën UEFA më përpara), një skuadër italiane ka humbur finalen e Ligës së Kampioneve në atë edicion.

Në vitin 1972, Totenhemi fitoi për herë të parë Kupën UEFA dhe në atë vit në finale ishin Interi me Ajaksin, duke u mundur nga holandezët. Në vitin 1984, Totenhemi fitoi për herën e dytë trofeun dhe në atë vit, Roma u mund në finale me penallti përballë Liverpulit.

Kësisoj, fitorja e mbrëmshme e Totenhemit ka pse të shqetësojë të gjithë ata tifozët e Interit që besojnë në ngjarje të tilla ciklike që sjellin fat të mbarë apo të keq për një ndeshje të veçantë.

tifozët e interit finalja e ligës së europë finalja e champions league

Lini një Përgjigje