TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2025, 17:23

Fitorja me Serbinë, Sylvinho: Më surprizoi urimi i Roberto Mancinit

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja me Serbinë, Sylvinho: Më surprizoi urimi i Roberto Mancinit

Trajneri i kombëtares, Sylvinho gjatë konferencës së sotme për shqip dekalroi se për fitoren ndaj Serbisë, ka marrë mesazhe të shumta, por mesazhi që e surprizoi, ishte ai i ish-teknikut italian, Roberto Mancini.

Në konferencën për media, një ditë para testit miqësor me Jordaninë, Sylvinho u shpreh se është i fokusuar tek dy sfidat e nëntorit, ndaj Andorrës dhe Anglisë, dhe jo për fazën play off.

“Shumë komplimente dhe shumë urime. 10 ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me Roberto Mancini dhe më ka shkruar, bravo Sylvinho. Jo, nuk kam parë asgjë. Fokusi është tek ndeshjet e nëntorit. Kemi një ndeshje nesër që mund të përdoret për hapat e mëtejshëm”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje