TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2025, 19:30

Fituesi i Ligës së Kampioneve kërcënohet me burg, 37-vjeçari nuk paguan detyrimet për 9 fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Fituesi i Ligës së Kampioneve kërcënohet me burg,

Një nga futbollistët e Mançester Junajtid që fituan Ligën e Kampioneve në vitin 2008, është urdhëruar të paguajë për rritjen e fëmijëve të tij, përndryshe rrezikon burgun. Ish-mesfushori brazilian Anderson, me sa duket ka shmangur pagesën e detyrimeve ligjore për rritjen e 9 fëmijëve që ka me partnere të ndryshme.

Aktualisht në moshën 37-vjeçare, një gjykatë braziliane në qytetin e Porto Alegre, ka dhënë urdhrin që ai të paguajë rreth 160 mijë dollarë detyrime të prapambetura, përndryshe do të jetë i detyruar të përfundojë 30 ditë në burg.

Ai mendohet se mund të përfundojë në një burgun e sigurisë së lartë nëse nuk ka vend në burgjet e zonës, ose mund të lejohet vetëm të vazhdojë studimet apo të bëjë punë për komunitetin gjatë ditës, me detyrimin për t’u kthyer në qeli natën.

Kjo nuk është hera e parë që Anderson përfshihet në çështje shumë kontroverse, pasi pesë vite më parë ai u akuzua se kishte bërë pastrim parash nëpërmjet kriptomonedhave.

anderson ish-mesfushori i mançester junajtid

Lini një Përgjigje