TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2023, 20:10

Florent Hasani i përgjigjet Partizanit me hat-trick, Tirana bën detyrën ndaj Erzenit

Shkruar nga Pamfleti

Florent Hasani i përgjigjet Partizanit me hat-trick, Tirana bën

Përfundon ndeshja e javës së 27, që mbyll fazën e tretë të Abissnet Superiore. Tirana arriti një fitore të pastër përballë Erzenit me rezultatin 3-1

Në duelin e luajtur në “Elbasan Arena”, goli i parë erdhi vetëm në pjesën e dytë me Florent Hasanin, i cili ndëshkoi shijakasit në minutën e 48.

Në minutën e 72, ishte Enk, i cili me një gol mjaft të bukur me kokë rivendosi baraspeshën. Gjithsesi barazimi zgjati shumë pak, me Hasanin që shënoi sërish në minutën e 75.

Në minutën e 89, Hasani përfitoi nga një gabim i Enk dhe me një lëvizje mjaft të bukur shënoi golin e tretë për Tiranën dhe tripletën personale në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Tirana i bashkohet Partizanit në krye me pikë të barabarta, por me “Demat” që kryesojnë për shkak të ndeshjeve direkte, ndërsa Erzeni nuk lëviz nga vendi i pestë.

tirana erzeni abissnet superiore

Lini një Përgjigje