Sport 2 Prill 2023, 19:49

Mançetser Junajtid në krizë, Njukastëlli i merr vendin e 3 dhe rihap garën për Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Mançetser Junajtid në krizë, Njukastëlli i merr vendin e 3

Mançetser Junajtid duket se ka hyrë në krizë. “Djajtë e Kuq” kanë marrë dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit të kampionatit dhe tani zona Champions është në rrezik.

Njukastëlli i ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të Premier Ligës.

Goli i parë u shënua në minutën e 65 nga Uillok, ndërsa shifrat u dyfishuan në minutën e 88 nga Uillson.

Një fitore me shumë peshë për Njukastëllin, që tani e shikon më afër ëndrrën Champions League dhe sezonin e ardhshëm pritet të jetë edhe një nga skuadrat që do të luftojnë për titull në Premier Ligë.

njukastëll mançetser junajtid premier liga