Sport30 Prill 2023, 16:17

Formula 1/ Dopietë e Red Bullit në Baku, podiumi i parë për Ferrarin

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Dopietë e Red Bullit në Baku, podiumi i parë për

Skuadra Red Bullit vijon të dominojë në botërorin e Formula 1, duke arritur sot në Azerbajxhan një tjetër fitore të dyfishtë me pilotët e saj. Meksikani Serxhio Perez fitoi garën e zhvilluar në pistën qytetase të Baku e dyta sezonale), duke përsëritur suksesin e një dite më parë në garën sprint. 

Në vendin e dytë u rendit kampioni i botës në fuqi, holandezi Maks Vershtappen, duke lënë pas monogaskun Sharl Lëklerk me Ferrari. Edhe pse ky i fundit e nisi garën nga “pole position”, e dorëzoi kreun shpejt dhe më pas u detyrua thjesht të bënte një garë menaxhuese, duke korrur podiumin e parë sezonal. 

Formula 1/ Dopietë e Red Bullit në Baku, podiumi i parë për

Vershtapen e kishte garën nën kontroll pas 12 xhirove të para, moment kur në pistë hyri makina e sigurisë pas një aksidenti. Ky është momenti që vendosi fatin e garës, me Perez që përfitoi nga kjo situatë për të ndërruar gomat dhe marrë kryesimin, që nuk e dorëzoi deri në fund. 

Formula 1/ Dopietë e Red Bullit në Baku, podiumi i parë për

Vershtapen nuk ishte në gjendje të parakalonte dhe u mjaftua me vendin e dytë. Mirë u paraqit edhe Ferrari, më i shpejtë e konkurrues, duke lënë pas Fernando Alonson (i katërti). Në vendin e pestë u rendit spanjolli Karlos Sainz me Ferrarin dhe pas tij Ljuis Hamilton me Mercedes. Në zonën e pikëve edhe Stroll, Rasëll, Norris e Tsunoda. 

formula 1 maks vershtapen serxhio perez