Sport29 Prill 2023, 20:46

Reali i Madridit rikthehet te fitorja, Benzema shkëlqen me tripletë, kalon legjendën dhe bën Levën “të dridhet”

Shkruar nga Pamfleti

Reali i Madridit rikthehet te fitorja, Benzema shkëlqen me tripletë,

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja, duke mundur në shtëpi Almerian me “poker” 4-2, teksa ka forcuar pozitat në vendin e dytë duke u larguar sërish nga Atletiko e Madridit.

Benzema e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar 3 gola, ndërkohë që Lazaro ngushtoi diferencën në sekondat e fundit të së parë.

Me këtë 3-golësh, sulmuesi francez ka kaluar legjendën Hugo Sançez dhe është bërë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e La Ligës. Gjithashtu, fituesi i “Topit të Artë” ka shkuar në kuotën e 17 realizimeve në këtë sezon të La Ligës, vetëm një më pas se Robert Levandovski.

Në pjesën e dytë, ishte Rodrigo ai që shënoi golin e katërt për madrilenët, ku edhe një herë Almeria reagoi me anë të Robertone, duke e ngushtuar diferencën në 4-2.

Me këtë fitore, Reali e sheh veten në vendin e dytë me 5 pikë më shumë se Atletiko, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Ndërkohë, Barcelona kryeson me 8 pikë më shumë se Reali.

reali i madridit la liga almeria