TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2023, 20:25

Ndeshje e çmendur në “Olimpico”, Roma dhe Milani ndajnë pikët dhe ndezin luftën për Champions League (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshje e çmendur në “Olimpico”, Roma dhe Milani

Milani dhe Roma nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Olimpico”. Ky rezultat nuk kënaq asnjërën prej skuadrave, në luftën e ashpër për Champions League.

Ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën e Murinjos. Trajneri portugez u detyrua të bënte një zëvendësim në minutën e 10, pasi Kumbulla u dëmtua gjatë një dueli me Zhiru.

Të dyja skuadrat ishin të kujdesshme në pjesën e parë, pasi nuk u regjistrua asnjë goditje në portë.

Spinacola tregoi klasin e tij në fillimin e pjesës së dytë. Italiani nxorri përballë portierit El Sharauin, por futbollisti me origjinë egjiptiane nuk kontrolloi mirë topin.

Abraham ndëshkoi Menjo në minutën e 90+4 shtesë, duke të dhënë përshtypjen e një triumfi. Nuk ndodhi kështu, pasi Aleksis Salamakers vendosi përfundimisht ekuilibrat në këtë takim në minutën e 90+7. Ekipi i Piolit është në vendin e 4 me 57 pikë, po aq sa Roma e vendit të pestë.

 

milan roma seria a

Lini një Përgjigje