TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2025, 12:22

Fundi i hidhur, Moyes e ‘transferon’ Brojën te tifozët në tribunë

Shkruar nga Pamfleti

Fundi i hidhur, Moyes e ‘transferon’ Brojën te tifozët

Sulmuesi shqiptar Armando Broja nuk do të jetë as në stol në takimin e fundit që Everton do të luajë ndaj Southampton në ‘Goodison Park’.

Duket se shqiptari nuk është fare në planet e trajnerit David Moyes, i cili për të tretën ndeshje me radhë nuk i rezervon asnjë minutë Armando Brojës.

Sulmuesi i kombëtares në dy ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol, ndërsa këtë të dielë do të jetë në tribunë.

Duke përfshirë edhe ndeshjen me Chelsean, ku nuk mundi të aktivizohej si i huazuar, kjo është ndeshja e 4 që Broja nuk zbret në fushë.

23-vjeçari pritet që në fund të sezonit të rikthehet të Chelsea, por edhe tek londinezët nuk preferohet. Kështu që gjatë verës pritet që Broja të gjejë një tjetër skuadër.

 

Lini një Përgjigje