TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2025, 22:19

‘Giro d’Italia’, çiklisti që u përplas me shtyllën pëson frakturë të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

‘Giro d’Italia’, çiklisti që u përplas me

Mikel Landa, çiklisti spanjoll që ishte pjesë e ‘Giro d’Italia’ pësoi një aksident të rëndë në zonën e Freskut në Tiranë, ku u përplas me një shtyllë, gjatë një kthese.

Ai u transportua me barrelë drejt spitalit, ndërsa ka pësuar frakturë të vertebrës.

Skuadra e tij, “ Soudal-Quick Step”, ka bërë të ditur në darkë se situata e Landa ishte problematike. Rezulton se ai ka pësuar një frakturë të vertebrës së toraksit T11. Si pasojë e këtij dëmtimi, ai duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë në një pozicion përmbys apo në krah, para se të fillojë procesin e riaftësimit.

‘Giro d’Italia’, çiklisti që u përplas me

Landa do të kalojë si fillim natën e të premtes në spital në Tiranë, e më pas, gjatë ditës së shtunë do të shqyrtohen opsionet për të mundësuar kthimin e tij në shtëpi, sipas këshillave që japin mjekët specialistë përkatës për raste të tilla.

Lini një Përgjigje