
Kombëtarja e Gjermanisë ka prerë biletën për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, duke lënë pas periudhën e vështirë që e kishte shoqëruar në dy edicionet e fundit të turneut.
Pas dështimeve të njëpasnjëshme në Botërorin e Rusisë 2018 dhe atë të Katarit 2022, ku u eliminua që në fazën e grupeve, skuadra gjermane ka arritur të rikthehet mes ekipeve pretendente. Fitorja 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë i ka siguruar “Panzerave” kalimin në raundin e 32 skuadrave më të mira të kompeticionit.
Për Gjermaninë, ky është kualifikimi i parë nga faza e grupeve në një Kampionat Botëror që nga viti 2014. Në atë edicion, të zhvilluar në Brazil, gjermanët kurorëzuan një nga sukseset më të mëdha në historinë e tyre, duke fituar titullin kampion bote pas triumfit në finalen ndaj Argjentinës.
Rrugëtimi i fundit i Gjermanisë në Kupat e Botës:
2026 (SHBA, Kanada, Meksikë) – Siguron kualifikimin në raundin e 32 skuadrave.
2022 (Katar) – Eliminohet në fazën e grupeve.
2018 (Rusi) – Eliminohet në fazën e grupeve.
2014 (Brazil) – Kalon fazën e grupeve dhe shpallet kampione e botës.
Lini një Përgjigje