
Barcelona, pak ditë para se të priste Olympiacos, mposhti Gironën 2-1. Goli nga Araujo në fund, u festua me ‘tërbim ‘nga të gjithë te "blaugrana".
Ndërkohë, Hansi Flick bëri një gjest të pahijshëm dhe u përjashtua nga ndeshja.
"Gjesti im nuk i drejtohej askujt personalisht. Ishte një veprim i nxituar nga momenti për shkak të tensionit të madh që ekzistonte", e justifikoi ai veprimin e tij.
Megjithatë, ai do ta paguajë këtë gjest me mungesën e tij në derbin e madh kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu, të dielën, më 26 tetor.
Kjo për shkak se ai mori një karton të kuq dhe do të vuajë një pezullim prej një ndeshjesh, me Barcelonën që ka në stol ndihmësin e trajnerit gjerman, Marcus Sorg.
Flick My fucking manager ????????????????????????pic.twitter.com/02Xa8D5fLd
— 0 (@feelBarca) October 18, 2025
Lini një Përgjigje