
Marash Kumbulla u ndëshkua me kartonin e kuq në ndeshjen Roma-Sasuolo, e cila u mbyll me rezultatin 3-4 për skuadrën emiliane.
Ishin minutat shtesë të pjesës së parë kur qendërmbrojtësi shqiptar humbi toruan. Ai goditi Berardin, i cili i kishte bërë të njëjtën gjë më parë Kumbullës. Kryesori Fabri akordoi penallti për Sasuolon dhe largoi me kartonin e kuq shqiptarin.
“Ai më goditi i pari me shkelm dhe ti më tregon mua kartonin e kuq?!”, iu hakërrye Kumbulla arbitrit pas ndëshkimit.
23-vjeçari është pezulluar me dy ndeshje dhe është gjobitur me 5 mijë euro. Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm për Murinjon për takimet ndaj Lacios dhe Sampdorias.
Lini një Përgjigje