Sport30 Nëntor 2023, 21:49

Gol kuqezi në Ligën e Konferencës, Ernest Muçi ia merr dorën Aston Vilës, sulmuesi realizon eurogol në “Villa Park” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol kuqezi në Ligën e Konferencës, Ernest Muçi ia merr

Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar që luan me Legian e Varshavës ka realizuar gol në Ligën e Konferencës, pas 20 minutash lojë në transfertën e Aston Vilës, duke ia marrë dorën skuadrës angleze

Lojtari kuqezi sa vjen e përmirësohet, teksa për të është aktualisht edicioni i katërt me fanelën e skuadrës polake. Muçi ia doli të shënonte edhe pak ditë më parë në kampionat, në barazimin ndaj Poznan.

Te Legia e Varshavës kanë besim absolut te futbollisti dhe ky i fundit po ua shpërblen më së miri me paraqitjet e tij. Muçi ka dalë nga akademia e Tiranës, aty ku ka luajtur 3 sezone.

ernest muçi sulmuesi shqiptar legia e varshavës liga e konferencës