
Një gol shqiptar është shënuar ditën e sotme në Amerikë. Xhakomo Vrioni ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën e Nju Ingllënd revolushën. Në fitoren 2-1 që skuadra e tij siguroi ndaj Torontos, sulmuesi shqiptar shënoi golin e përmbysjes për 2-1.
Vrioni e nisi këtë sfidë nga stoli, teksa hyri në fushën e lojës në minutën e 46 dhe vetëm 5 minuta më pas gjeti rrugën e rrjetës. Duket se minuta e 51 është fatsjellëse për kuqezinjtë, pasi dy gola spektakolarë u shënuan pikërisht në këtë minutë nga Jasir Asani dhe Kristjan Asllani me kombëtaren në ndeshjet e "EURO 2024”.
Kujtojmë se ky është goli numër 4 për Vrionin në këtë sezon, teksa tashmë i dhuron ekipit të tij 3 pikë mjaft të rëndësishme për garën. Aktuaklisht Nju Ingllënd Revolushën mban vendin e dytë në klasifikim me 46 pikë pas 19 javësh kampionat.
Lini një Përgjigje