TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2026, 16:32

Granit Xhaka drejt Bajernit të Mynihut?! Zbulohet për çfarë e pyeti mesfushori shqiptar futbollistin bavarez

Shkruar nga Pamfleti

Granit Xhaka drejt Bajernit të Mynihut?! Zbulohet për

Gjermania ka mposhtur Zvicrën me rezultatin 4-3 në një ndeshje miqësore të zhvilluar së fundmi, por përtej rezultatit, vëmendja është përqendruar te një bisedë mes Granit Xhakës dhe mbrojtësit gjerman Xhonatan Tah.

Të dy futbollistët njihen prej kohës kur kanë qenë shokë skuadre te Bajer Leverkusen në Bundesligë. Sipas raportimeve të “Sky Sport”, pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka ka kërkuar informacione nga Tah lidhur me trajnerin e Bajernit të Mynihut, Vinsent Kompani.

Mesfushori 33-vjeçar është interesuar si për aspektin taktik të teknikut belg, ashtu edhe për karakterin e tij si drejtues i ekipit. Kjo bisedë interpretohet si një sinjal i qartë i interesit të Xhakës për një transferim të mundshëm te klubi bavarez, çka do të shënonte rikthimin e tij në Bundesligë.

Nga ana e tij, Xhonatan Tah ka dhënë vlerësime pozitive për trajnerin aktual të Bajernit të Mynihut. Ai e ka përshkruar Kompani si një figurë me personalitet të fortë dhe cilësi lideri, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Mbetet për t’u parë nëse Bajerni i Mynihut do ta konsiderojë Xhakën si një opsion konkret në merkato, apo nëse interesimi i mesfushorit nuk do të pasohet me hapa konkretë nga klubi gjerman.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mad About Bayern (Fanpage) ???? (@madaboutbayern)

granit xhaka mesfushori shqiptar xhonatan tah

Lini një Përgjigje