TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 18:40

Grushte në ndeshjen miqësore, stafet ndërhyjnë për t’iu kthyer normalitetit; futbollistët shqiptarë fitojnë sfidën e kthyer në boks

Shkruar nga Pamfleti

Grushte në ndeshjen miqësore, stafet ndërhyjnë për

Miqësorja mes Kaisar Kyzylorda dhe Llapit në Antalia u mbyll me fitoren 1-2 të këtyre të fundit. Rezultati në favor të futbollistëve shqiptarë kaloi në plan të dytë, pasi pjesa e parë pa përleshje masive mes dy skuadrave.

Një faull i shkaktuar ndaj ekipit kazak, nuk u prit mirë nga ata. Grushtet nuk munguan, ndërsa u nevojit ndërhyrja e stafeve respektive që ndeshja të kthehej në normalitet.

Golat për Llapin u shënuan në pjesën parë. Edon Sadriu dhe Hasan Hyseni shënuan respektivisht në minutën e 14 dhe 16.

 

kaisar kyzylorda llapi ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje