TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 17:55

Guardiola i dorëzuar për triumfin e ekipit të tij: Mançester Siti nuk është favorit në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Guardiola i dorëzuar për triumfin e ekipit të tij:

Mançester Siti dhe Napoli luajnë të enjten në orën 21:00 në 'Etihad' për raundin e parë në fazën e ligës të Champions League. Në prag të ndeshjes foli edhe Pep Guardiola. Trajneri i 'Qytetarëve' tha se duan të harrojnë edicionin e kaluar dhe të jenë pjesë e tetë ekipeve më të mira, duke shijuar momentin që po kalojnë. Fjalë të mira kishte spanjolli edhe për yjet e Napolit, Skot MekTomeni apo Kevin De Brojne, ish-fantazistin e tij te Siti. Pep nuk e sheh ekipin e tij si favorit.

"Ne gjithmonë kemi pasur portierë të jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit", tha ai, duke iu referuar mbërritjes së Donarum[s. "Xhixhio ka luajtur në nivelet më të larta për shumë vite dhe në moshën 26 vjeç, ai mund të qendrojë me ne për një kohë të gjatë. Ai është padyshim një portier i nivelit të lartë.

A është Siti favorit? Me sa duket jo. Ne thjesht duam të shijojmë momentin dhe shpresojmë ta fillojmë më mirë se vitin e kaluar, kur barazuam ndeshjen e parë kundër Interit", tha ai.

Guardiola tregoi edhe risitë si një trajner për formulën e re të Champions që aplikohet për herë të dytë këtë sezon.

"Faza e parë ka qenë gjithmonë e ndërlikuar, por më parë mund të mendonit për grupin dhe të vëzhgonit kundërshtarët, por në këtë format nuk mundeni. Është më e pasigurt, thjesht duhet të sillni në shtëpi sa më shumë pikë të jetë e mundur për të hyrë në 8 vendet e para ose në mënyrë alternative në 24 vendet e para", tregoi ai.

Më pas Pep foli edhe për yjet e Napolit, duke thënë se janë në gjendjen e tyre më të mirë.

"Nuk jam i befasuar nga Skot MekTomeni, ai është në gjendje të shkëlqyer. Ai luajti për një ekip që fitoi Serinë A dhe kur fiton diçka, kjo gjithmonë do të thotë se çdo lojtar ka performuar në mënyrën më të mirë.

Kevin De Brojne? E dija që do ambientohej menjëherë, nuk është surprizë për mua", tregoi ai mes të tjerash.

pep guardiola trajneri i mançester sitit champions league

Lini një Përgjigje