
Pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri–Serbi është shoqëruar me episode tensionuese duke ndërprerë disa herë lojën.
Nga tribuna është hedhur fillimisht një gotë kartoni, që dyshohet të ketë pasur ujë ose birrë, e cila ka goditur në kokë lojtarin serb Strahinja Erakovic.
Pavarësisht goditjes, lojtari serb nuk ka pësuar lëndime dhe loja është rikthyer shpejt në ritmin normal, ndërsa arbitri i katërt ka sinjalizuar menjëherë stafin e sigurisë për të marrë masa.
Më pas episodi u përsërit dhe gjyqtari mblodhi lojtarët, pëfshirë dhe kapitenin Gjimshiti duke kërkuar të merren masa. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta dhe pati parlajmërim ndaj tifozëve se nëse ka të tilla episode ndeshja do ndërpritet totalisht.
Lini një Përgjigje