TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2025, 21:07

20 minuta lojë/ Shqipëria menaxhon shumë mirë ndeshjen, Serbia tenton nga goditja e dënimit

Shkruar nga Pamfleti

20 minuta lojë/ Shqipëria menaxhon shumë mirë ndeshjen,

Shqipëria po e menaxhon shumë mirë ndeshjen me Serbinë. Teksa kanë kaluar afro 20 minuta lojë, ndeshja duket e qetë, teksa të dyja skuadrat kanë krijuar raste.

Zhvillimet minutë pas minute

19’- Vlahoviç tenton me një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversë. 

18’- Gjimshiti ndal në mënyrë të parregullt Vlahoviç dhe ndëshkohet me të verdhë.

15’- Vjen karton i verdhë. Pavlovic ndal Brojën në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet.

11’- Vjen shkëndija e parë nga Shqipëria. Mitaj lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por grushton portieri Petrovic. Minuta të mira për kuqezinjtë.

10’- Pretendime nga serbët, pas një këndore. Lukic pretendon se është goditur nga tifozët, Gjimshiti kërkon vetëpërmbajtje.

8’- Provojnë serbët të kalojnë nga e majta, por Asllani me zgjuarsi e lejon topin në dalë në fundore, pa rrezik.

6’- Zivkovic provon me një gjuajtje nga jashtë zone, Strakosha e devijon në këndore.

4’- Provon Rey Manaj të shtyjë përpara, por i rrëmbehet topi në mesfushë. Sulmuesi kërkon faull, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.

1’- Shqipëria merr iniciativën e para. Shehu provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon larg portës.

0′- Starton dueli Shqipëri-Serbi. Luhet vetëm për fitore.

 

Lini një Përgjigje