
Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi, ndërsa Serbia kërkon ta nis mbarë këtë fushatë kualifikuese, pasi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje deri më tani. Sa i takon anës sportive, një fitore sot nga ana e Shqipërisë do të ishte një hap i madh në rrugën drejt “Botërorit 2026”.
Starton ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania” e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi, ndërsa Serbia kërkon ta nis mbarë këtë fushatë kualifikuese, pasi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje deri më tani.
Sa i takon anës sportive, një fitore sot nga ana e Shqipërisë do të ishte një hap i madh në rrugën drejt “Botërorit 2026”.
Vetëm fituesi i grupit kalon automatikisht në grupet e Kupës së Botës. Vendi i dytë më pas do të ketë mundësi të kualifikohet me anë të “play-off”-it.
Aktualisht, në Grupin K, anglezët kryesojnë me 9 pikë, pas fitores ndaj Shqipërisë 2:0, Letonisë 3:0 dhe Andorrës 1-0. Shqipëria është e dyta me tre pikë pas fitores me 3:0 ndaj Andorrës dhe humbjes në ndeshjen e parë me Anglinë 0-2. Letonia është e treta gjithashtu me tre pikë, pasi mundën Andorrën me 1:0. Serbia, nga ana tjetër nuk asnjë pikë dhe përballja ndaj Shqipërisë është ndeshja e tyre e parë në këto kualifikuese.
Pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dyja skuadrave.
Rreth 2000 efektivë të Policisë së Shtetit do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë për një ndeshje futbolli në vend.
Marrin pjesë edhe njësia speciale RENEA, FNSH, strukturat e Antiterrorit, si dhe Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH).
Antiterrori do të ketë rol kyç në këtë operacion, me detyra të posaçme për kontrollin e perimetrit të stadiumit, monitorimin e pikave të hyrjes në territorin shqiptar dhe evidentimin e çdo rreziku të mundshëm.
Një përballje e zjarrtë, aty ku politika dhe marrëdhëniet jo të mira kanë ndikuar edhe në të shkuarën në përplasjet në fushë, të cilat kulmin e tyre e patën në ngjarjet e shëmtuara të Beogradit 11 vite më parë.
Sipas “Flashscore” një sukses i kombëtares sonë ndaj ekipit serb mbrëmjen e 7 Qershorit kuotohet me koeficentin 3.6, barazimi 3, ndërsa suksesi i serbëve në Tiranë me koeficentin 2.25.
Një avantazh i lehtë sipas bookmakers për ekipin e Dragan Stojkoviç, por sigurisht që nuk mund e duhet të influencojë asapk në verdiktin final që do të jap fusha e lojës, aty ku djemtë e Silvinjos i kanë të gjitha shanset të bëjnë më të mirën e të marrin maksimumin.
Ndeshja gjykohet nga arbitri italian Davide Masa.
Lini një Përgjigje