Sport30 Prill 2023, 20:09

Hila nderon Tiranën dhe mban lart “temnperaturat” me Partizanin, Egnatia ‘sakaton’ Vllazninë në “Loro Boriçi”

Shkruar nga Pamfleti
Hila nderon Tiranën dhe mban lart “temnperaturat” me

Tirana vuajti shumë ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena” por në fund mori një fitore të vyer 1-0. Bardheblutë e nisën me “marshin e pestë” ndeshjen, duke rrezikuar portën e Salit që në minutën e 3 me Hasanin. 

Edhe krutanët provuan të “ngacmonin” Bekajn. Stojanoviç goditi nga larg në minutën e 23, por e menjëhershme ishte përgjigja e portierit. 

Pjesa e dytë filloi me presionin e skuadrës së Çelës. Stojanoviç mposhti “gardianin” e kryeqytetasve, topi u largua nga Lulaj, që u shndërrua në hero për skuadrën e Shehit. 

Goli që vlejti 3 pikë vonoi nuk por nuk mungoi. Hila dërgoi topin pas shpinës së portierit, duke ndezur festën në stadium. Kështu, Tirana kryeson me 59 pikë, 5 më shumë se Partizani. Kastrioti mbyll klasifikimin me 31 pikë. 
 
Egnatia ka arritur një fitore spektakolare kundër Vllaznisë, duke realizuar plot 4 gola në stadiumin “Loro Boriçi”.

Miqtë shkëlqyen në impiantin shkodran duke treguar se janë ekipi më në formë në Superligën shqiptare. Golat u shënuan përkatësisht nga Mëllugja, Duamena, Fernando dhe Xhekson. Pas kësaj ndeshje, Egnatia ngjitet në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Vllaznia në të katërtin me 42 pikë. 

egnatia vllaznia tirana kastrioti abissnet superiore